AktualitetDurresi Sot

Falimenton edhe një tjetër bankë e madhe amerikane

Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) e konfirmoi të hënën, më 1 maj, se banka e madhe amerikane, First Republic, ka falimentuar.Gjiganti bankar i investimeve, JP Morgan Chase, do ta marrë përsipër tani këtë bankë.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga rregullatorët, JP Morgan Chase do t’i marrë përsipër të gjitha depozitat dhe shumicën e aksioneve të bankës First Republic, shkruan REL.

First Republic është banka e tretë amerikane që ka falimentuar gjatë muajve të fundit, gjë që ka nxitur shqetësimet për një krize më të gjerë bankare.

Aksionet e bankës me seli në San Francisko ranë për më shumë se 75 për qind javën e kaluar pasi ajo pranoi se klientët kishin tërhequr 100 miliardë dollarë gjatë muajit mars.

Falimentimi i First Republic vjen pas kolapsit të Silicon Valley Bank (SVB) në mars dhe rënies së një huadhënësi tjetër amerikan, Signature Bank.

Në përpjekje për ta shpëtuar bankën First Republic, zyrtarët amerikanë u raportua se kishin kontaktuar gjashtë banka të ndryshme, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button