Aktualitet

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, sot do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë ekspertë dhe profesionistë të pyjeve të cilët do të kenë mundësinë të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve duke parë prezantimin dhe demonstrimin e teknologjisë inovative që posedon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, në planifikimin dhe monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve, analiza dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore dhe aktivitetet e përditshme në sektorin e pylltarisë. Demonstrimi praktik në këtë ngjarje do të përfshijë përdorimin e dronëve, GPS-ve, si dhe kamerave kurth.



#Shënohet #Dita #Ndërkombëtare #Pyjeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button