Të ardhurat/ U mblodhën 70 mln euro më shumë: Suficiti në buxhet arrin në 200 milionë euro
Të ardhurat e mbledhura në buxhet në dy muajt e parë të vitit kanë tejkaluar planin e qeverisë. Në këtë fillmvit janë arkëtuar 104 miliardë lekë, rreth 5% më shumë se plani.
Ndërkohë shpenzimet u realizuan në masën 83.3 miliardë lek nivel më i ulët në krahasim me planin.
Kjo ka bërë që në arkën e shtetit të rrinë të fjetura 20.7 miliard lek ose 207 milionë euro, 60% më shumë seç ishte planifikuar, para të cilat i mungojnë ekonomisë.
Të ardhurat në fillimvit u rritën më së shumti nga TVSH neto apo thënë ndryshe taksa e konsumit me 38.7%, nga tatimi mbi fitimin me 20.6% më shumë si dhe Tatimi mbi të ardhurat personale me 15.5%, ku në këtë vit janë të përfshirë edhe rreth 30 mijë profesionistë të lirë.
Edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore u rritën me 16.5%, si faktor nga rritja e pagave.
Edhe në dogana pati një perfomancë pozitive pasi nga taksat e akcizës, TVSH-së në import dhe kategori të tjera u mblodhën në total 32 miliardë lekë apo 4.5% më shumë se një vit më parë.
Shpenzimet publike ndërkohë janë në një nivel më të ulët se plani me gati 6 miliardë lek më pak apo 60 milionë euro. Shpenzimet korente, që kryesisht janë pagat e administratës dhe kosto të tjera administrative patën një perfomancë më të mirë, ndërsa kanë çaluar shpenzimet kapitale./tch
#Të #ardhurat #mblodhën #mln #euro #më #shumë #Suficiti #në #buxhet #arrin #në #milionë #euro
JavaNews