Aktualitet
Korçë/Gjendet i vdekur në banesë 50-vjeçari, Policia: Nuk janë konstatuar shenja dhune

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës. Policia tha se viktima jetonte i vetëm në banesë.
Njoftimi:
Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
#KorçëGjendet #vdekur #në #banesë #50vjeçari #Policia #Nuk #janë #konstatuar #shenja #dhune
Java News