Ndahet nga jeta inxhinieri dhe operatori zërit në filmat shqiptarë të ‘Kinostudios’, Spiro Konduri

Është ndarë nga jeta inxhinier dhe operatori zërit në filmat shqiptar të Kinostudios, Spiro Konduri.
Konduri ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, teksa lajmin e hidhur e kanë bërë të afërm miqtë, dhe ish-kolegët e tij.
Spiro Konduri lindi në Durrës më 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ne vitin 1964 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik. Punoi deri ne vitin 1969 si inxhinier ne Radiostacionin e Shijakut dhe po në këtë kohë u transferua në Radio-Tirana vendi ku punon deri në vitin 1975.
Në Kinostudio filloi të punojë si operator zëri në filmin dokumentare. Filmi i tij i parë ishte “Arbëreshet” , i cili u nderua me çmim për kolonën zanore. Paralelisht merrej me regjistrimi e zërit edhe në disa filma vizatimore. Filmi i parë artistike ku regjistroi kolonën zanore ishte “Gjeneral gramafoni” – 1978. Deri në vitin 1991 realizoi rreth 20 filma te tjerë artistike, përveç filmave dokumentare dhe vizatimore.
Për filmin vizatimore “Peshorja” është nderuar me çmim. Ndër filmat artistike bëjnë pjesë: “Në shtëpinë tonë” – 1979; “Qortimet e vjeshtës” – 1981; “Në çdo stine” – 1981 (nderuar me cimim); “Vendimi” – 1984; “Dhe vjen nje dite” – 1986; “Përralle nga e kaluara” – 1987; “Vrasje ne gjueti” – 1987; “Kthimi i ushtrisë se vdekur” – 1989;
Ne vitin 1991, kaloi përsëri si inxhinier dhe ne v. 1992 ishte kryeinxhinier ne Radio-Tirana. Filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora qe bie ne det” realizuar ne vitin 1999./m.j
#Ndahet #nga #jeta #inxhinieri #dhe #operatori #zërit #në #filmat #shqiptarë #të #Kinostudios #Spiro #Konduri
Java News