Rindërtohet skema e vrasjes së Gentjan Bejtjes, ekzekutori dyshohet se është ‘ushtari’ i Ervis Martinajt
Është rindërtuar skema e vrasjes së ish-policit, Gentjan Bejtja, prapa ekzekutimit të të cilit dyshohet se fshihet “ushtari” i Ervis Martinajt, Elion Hato.
Sipas provave të mbledhura dhe dëshmitarëve, atentatorët kanë qenë 4 persona të cilët kanë lëvizur me një fuoristradë tip “Land Rover”.
Mësohet se ekzekutorët kanë ndjekur Genjtjan Bejtjan, i cili deri në orën 16.25 të pasdites së të premtes ka qenë tek banesa e prindërve, të cilët jetonin pranë tij dhe më pas është kthyer në vilën e tij.
Në këto momente, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij dhe për të shpëtuar, Gentjan Bejtjaj ka vrapuar drejt serës, tek dera e së cilës mbeti i vdekur.
Pas ekzekutimit të ish-policit, atentatorët janë laguar drejt Thumanës me automjetin tip Land Rover që u gjet i djegur në fshatin Hasan të Fushë-Krujës, së bashku me armët e krimit brenda.
Pak para se të ndodhte krimi, në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike dhe për pasojë as kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar gjatë momenteve të atentatit.
Policia po heton disa pista, por ende nuk ka identifikuar autorët e krimit. Sipas gazetares Klodiana Lala, i dyshuar për këtë ngjarje është edhe Elion Hato, ku policia zhvilloi një operacion për arrestimin e tij ndaj atentatit mafioz të Gentjan Bejtjas.
Gjetja e makinës së kushëririt të Ervis Martinajt
Gjatë kontrolleve të uniformave blu për kapjen e mikut të Ervis Martinajt është gjetur një automjet i parkuar në Sauk, brenda së cilës kishte 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh.
Automjeti u gjet në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër në parkingun e një pallati. Automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.
/f.s
#Rindërtohet #skema #vrasjes #së #Gentjan #Bejtjes #ekzekutori #dyshohet #është #ushtari #Ervis #Martinajt
Java News