Aktualitet

Ish ministri i LSI Vangjel Tavo emërohet nga Rama prefekt i qarkut Vlorë. Shkarkohet Rajmonda Balilaj nga…!

Ish-deputeti dhe ish ministri i LSI, Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës.

Tavo zëvendëson në këtë detyrë Flamur Mamajn.

Nderkohe qe eshte liruar nga detyra prefektja e qarkut te Fierit, Rajmonda Balili

V E N D I M PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

***

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./m.j

#Ish #ministri #LSI #Vangjel #Tavo #emërohet #nga #Rama #prefekt #qarkut #Vlorë #Shkarkohet #Rajmonda #Balilaj #nga..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button