Aktualitet

Ish deputetja demokrate: Marrëveshjet mes PS dhe Rithemelimit, pazare politike! Duhet akt, jo fjalë. PD po shkon hapa mbrapa

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska ka thënë se Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike nuk bëri asgjë, pasi politika do prezencë.

Ajo ka theksuar se Partia Demokratike Zyrtare me qendrimet dhe vendimet që po merr po shkon hapa mbrapa. Sipas Përnaskës, kjo parti ka pasur një ngathtësi, që nuk duhet të ekzistojë.

“Edhe kjo është një lloj marrëveshje që po përpiqen shumë që këta ta përcjellin për të respektuar kushtetutën. Sa më shumë e shkelin kushtetutën dhe institucionin, në subkoshiencë njeriu e përmend shumë herë këtë. Prandaj, kjo është e gjitha një retorikë boshe.

Për sa i përket, rolit të PD zyrtare për mua janë hapa mbrapa, kanë një ngathtësi për rolin që duhet të ketë politika, qoftë për debatin politik. Pra, kanë një ngathtësi këto akte politike. Basha me mungesën e tij nuk i rriti kuotat, sepse politika do prezencë”, tha Përnaska në “Tirana Live”.

Përnaska ka deklaruar se marrëveshjet që po bëhen mes Partisë Socialiste dhe demokratëve për Komisionet Hetimore janë pazare politike, teksa shtoi se politika do akt dhe jo fjalë, siç janë mësuar të bëjnë politikanët tanë.

“Është diçka më se normale që faktori ndërkombëtar të reagojë për çdo lloj qasje që ka të bëjë me respektimin e institucioneve dhe zbatimin e shtetit ligjor, sepse në këtë aspekt kanë investuar dhe vazhdon të insvestojnë.

Kush mund të mendojë që ndërkombëtarët janë kundra opozitës, është totalisht jashtë realitetit, sepse për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë është e rëndësishme që Shqipëria të rrisë standardet e demokracisë dhe të fuqizojë institucionet.

Këtu problemi është se institucionet tona janë më të dobëta se individi i pushtetshëm. Prandaj na krijohen dhe probleme. Nëse ne do të kishim qene të aftë të ngrinim një sistem demokratik ku të prevalonte ligji dhe institucioni, atëherë individi do të ishte i përkohshëm.

Ne kemi këtë situatë që shpesh ngecim dhe ku ngecim? Në këto që kemi qejf t’i quajmë negociata po janë marrëveshje, pazare e them troç. Dialogu për ça bëhet? Për të arritur një marrëveshje. Që të gjithë koshient dhe e kanë të qartë që po bëhen pazaret e radhës.

Këto të gjitha janë manovra që më shumë i ofrohen publikut, që secila palë të mbajë atë pjesën e elektoratit të vetë. Në realitet situata është krejt ndryshe. Ne duhet të mësojmë të gjithë me një kulturë, që politikanin kurrë mos e beso se çfarë thotë, por shikoje se çfarë bën. Politika është akt dhe këta që dalin e flasin non stop, sot kanë bërë akte drejt një marrëveshje që deri dje shpreheshin ndryshe. Edhe nuk dinë ça thonë, më mirë të mos dalin dhe të mos flasin fare.”, u shpreh ajo./m.j

#Ish #deputetja #demokrate #Marrëveshjet #mes #dhe #Rithemelimit #pazare #politike #Duhet #akt #fjalë #shkon #hapa #mbrapa
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button