Aktualitet

Drita artificiale dhe ndryshimet e ritmit tonë biologjik cirkadian

‘…perceptimi ynë i ngjyrës nuk na mundëson të gjykojmë nëse drita që shohim është e mirë për shëndetin tonë apo jo…
Drita vjollce në rreth 405 nm – është një dezinfektues i fuqishëm – vret viruset dhe bakteret.
Drita blu në 460 nm – largon verdhëzën tek foshnjat e porsalindura.
Drita jeshile rreth 550 nm – maksimizon perceptimin e shkëlqimit vizual, relakson amigdalën dhe gjithashtu zbut migrenën dhe dhimbjet e tjera.
Drita e kuqe në 670 nm – promovon riparimin e qelizave dhe shërimin e plagëve. Ai gjithashtu stimulon rritjen e flokëve dhe anulon rritjet diabetike të glukozës në gjak’

Nga Rudina Koromani

Që kur llamba elektrike u ndez në vitin 1879, qënia njerëzore është distancuar shumë nga drita natyrore e diellit. Sot, shumica jonë e kalon pjesën më të madhe të ditës (punë/ shtëpi) në dhoma të ndriçuara në mënyrë artificiale dhe para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe televizorëve që konfuzon ritmet cirkadiane – orën e brendshme që rregullon ciklin tonë të gjumit dhe zgjimit.
Tashmë, dihet nga studimet, se drita e shndritshme artificiale e pengon prodhimin e melatoninës tek njerëzit, ku nivelet e ulta të melatoninës tek individët që lexojnë elektronikisht krahasuar me ata që lexojnë një libër print bëjnë diferencë empirike me shumë kuptim.
Ritmet cirkadiane janë ndryshimet fizike, mendore dhe të sjelljes që përjeton një organizëm gjatë një cikli 24-orësh që ndikojnë në funksione të rëndësishme në trupin e njeriut, si p.sh; tek modelet e gjumit, çlirimit të hormoneve, oreksi, tretja dhe temperatura. Drita dhe errësira kanë ndikimin më të madh në ritmet cirkadiane, pa harruar dhe rëndësinë e marrjes cilësore të ushqimit, niveleve të stresit, aktivitetit fizik, mjedisit social etj.
Ndalemi tek Drita dhe ngjyrat që ne perceptojmë….
Ngjyrat që ne perceptojmë dhe ngjyrat që ndikojnë në shëndetin tonë nuk janë të njëjta. Pa menduar, ne priremi të marrim vendime për ngjyrën e dritës dhe mjedisin tonë, bazuar në atë që perceptojmë. Por ngjyrat ndaj të cilave trupat tanë reagojnë dhe që modulojnë funksionet tona fiziologjike, mund të jenë krejt të ndryshme nga ajo që ne perceptojmë, dhe ndryshimet nuk janë lehtësisht të dukshme. ( Martin Moore Ede, march 2024, Psychlogy Today)

Spektrat e ngjyrave të zbuluara nga një spektrofotometër i drejtuar nga qielli gri i mbuluar me re, dhe më pas i drejtuar nga bora në tokë. Burimi: Majtas: iStock/Miroslava Ivanova Djathtas: Qendra Kërkimore e Dritës Circadian
Marrim shembull borën; nëse shqyrtojmë ngjyrën e gjatësive të valëve të dritës që hyjnë në sytë tanë në një ditë me dëborë, asnjëra prej tyre nuk është e bardhë. Drita e reflektuar nga bora përmban të gjitha ngjyrat e ylberit: blu, vjollcë, jeshile, e verdhë, portokalli dhe e kuqe.
Duke qenë se drita reflektohet e barabartë te fijet e borës këto rreze përfshijnë të gjitha ngjyrat e përbërëse të dritës së dukshme (e kuqe, portokall, e verdhë, jeshile, kur shikon borën.
Intensiteti i dritës së reflektuar nga bora është rreth 50 për qind e çdo gjatësie vale që vjen nga qielli. Është ai ekuilibri i përsosur i gjatësive valore që e bën borën të duket e bardhë.
Pse është i rëndësishëm ky informacion i diferencimit të perceptimit tonë vizual lidhur me ngjyrat dhe dritën?
Kjo ka rëndësi sepse perceptimi ynë i ngjyrës nuk na mundëson të gjykojmë nëse drita që shohim është e mirë për shëndetin tonë. Për shembull, gjatësitë e valëve bojëqielli janë sinjali kryesor që mban ritmet tona cirkadiane në pothuajse çdo funksion të trupit, në sinkron me ditën dhe natën.
Receptorët që zbulojnë blunë në retinë, që përmbajnë fotopigmentin melanopsin, informojnë orën tonë kryesore cirkadiane në tru kur ato lahen në dritën e pasur me blu. Kjo tregon orën tonë cirkadiane se është ditë. Por kur nuk zbulohet drita blu, kjo interpretohet si natë, në mënyrë që melatonina të mund të lirohet dhe të ndodhë gjumi.
Ne jetojmë kryesisht në ambiente të mbyllura nën nivele ndriçimi që janë shumë më të zbehta se bota e jashtme gjatë ditës dhe shumë më e ndritshme gjatë orëve të natës. Nuk mund të dallojmë lehtësisht nëse dritat elektrike që përdorim janë të pasura me gjatësi vale blu dhe, për rrjedhojë, të dëmshme për gjumin në orët e mbrëmjes apo janë të dobëta në gjatësi vale blu dhe, për rrjedhojë, jo të shëndetshme për përdorim gjatë ditës. Përqindja e përmbajtjes blu dhe intensiteti i dritës që hyn në sytë tanë janë thelbësore për t’u ditur përpara se të përcaktojmë një dritë.
Secila prej gjatësive të tjera valore në spektrin e dritës natyrore të dukshme (duke filluar nga 380 nm në 780 nm) shërben për funksione të ndryshme:
Drita vjollce në rreth 405 nm – është një dezinfektues i fuqishëm – vret viruset dhe bakteret.
Drita blu në 460 nm – largon verdhëzën tek foshnjat e porsalindura.
Drita jeshile rreth 550 nm – maksimizon perceptimin e shkëlqimit vizual, relakson amigdalën dhe gjithashtu zbut migrenën dhe dhimbjet e tjera.
Drita e kuqe në 670 nm – promovon riparimin e qelizave dhe shërimin e plagëve. Ai gjithashtu stimulon rritjen e flokëve dhe anulon rritjet diabetike të glukozës në gjak.
Dimri pothuajse po ikën. Shfrytëzojeni çdo mundësi për të bërë një shëtitje të përditshme, qoftë nëse ka borë, qoftë nëse qielli është gri, sepse do të keni shumë benefite nga drita e bollshme, e shëndetshme e pasur me blu, do ju mbulojë me gjatësitë valësh jeshile që qetësojnë amigdalën dhe me gjatësi të valëve të kuqe që na shërojnë. Ne e shohim borën të bardhë, ndonë është e pasur me ngjyrat më të bukura të dritës.
Përgatiti: Rudina Koromani, Psikologe Klinike

#Drita #artificiale #dhe #ndryshimet #ritmit #tonë #biologjik #cirkadian
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button