Aktualitet

Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, Komiteti zgjedhor: Debat politik me të gjithë liderët më 10 maj

Komiteti zgjedhor ndërpartiak në Greqi në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë vendimin për të zhvilluar një debat me të gjithë liderët politikë. Mediat greke raportojunë se debati politik do të zhvillohet në 10 maj dhe do të zgjasë tre orë.

Në debat përveç liderëve politikë do të marrin pjesë gazetarë nga gjashtë kanale dhe do të transmetohet nga televizioni grek ERT.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 21 maj. Në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023 gjithsej 50 parti, koalicione partish dhe kandidatë individualë, më shumë se dyfishi i numrit të zgjedhjeve të fundit kombëtare të vitit 2019. Mes partive greke janë dhe dy kandidatë shqiptarë që garojnë në zgjedhjet e 21 prillit. Fatos Malaj për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button