Aktualitet

Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Fortuna 11”

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesional”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Regjimentin i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Fortuna 11”.

Ai ka theksuar se ky ushtrimin po bëhet me qilim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve të FSK-së.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘Fortuna 11’ me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatitë, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre, veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.



#Regjimenti #Dytë #Këmbësorisë #realizuar #ushtrimin #fushor #Fortuna
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button