Aktualitet

VOA: Përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen shqetësues në Shqipëri

Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejnë vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet. Për shkak të moshës, 251 prej tyre po kryejnë dënimin në shërbimin e provës.

Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarja e drogës, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve, janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave.

Statistikat tregojnë çdo vit përfshirjen e më shumë se 800 prej tyre në vepra penale. Psikologia Manjola Halimi thotë se, për shkak të keqorientimit, pjesa më e madhe e këtyre të miturve apo të rinjve bien në konflikt me ligjin. “Shpeshherë ata janë përballë pabarazisë që krijohet dhe, që nga të rinjtë, perceptohet në shërbime të ndryshme, të cilat ata i perceptojnë se mund të vijnë në mënyrë të menjëhershme së bashku me përfitimet. Por, nevoja për të kuptuar dhe integruar grupmoshat dhe nevojat e tyre, sidomos në Shqipëri, është një problem që ka nevojë për tu trajtuar”, thotë ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, në pjesën më të madhe të miturit nën 18 vjeç arrijnë të shmangin dënimin me burg përmes aplikimit nga prokuroria dhe gjykatat të masave alternative, siç është edhe shërbimi i provës, i cili u jep mundësi autorëve të veprave penale të riintegrohen dhe rehabilitohen më shpejt me jetën në komunitet. Por drejtues të shërbimit të provës thonë se, në mjaft raste, gjendja e rënduar ekonomike është pengesë për riintegrimin e tyre. “Shërbimi i provës në mbikqyrje në rang kombëtar ka 251 të mitur. Qyteti i Shkodrës ka rreth 20-21 të mitur në shërbimin e provës, nga të cilët 10 janë në nevojat emergjente ekonomike dhe sociale. Ngelet një njollë e zezë për shoqërinë tonë, për të gjithë këta fëmijë të cilët duan një mbështetje ndryshe dhe një çasje ndryshe nga të gjithë aktorët e institucioneve apo organizatave joqeveritare që veprojnë në territorin e Shqipërisë”, thotë Klevis Qose, nga Shërbimi i Provës.

Sipas organit të prokurorisë, problematike mbetet mënyra e edukimit dhe integrimit të të miturve që vijnë prej veprave penale. Në Shqipëri funksionon Institucioni i Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë ku aktualisht qëndrojnë një pjesë e vogël e të miturve, të përfshirë në vepra penale, vetëm 29 prej tyre.

#VOA #Përfshirja #të #miturve #dhe #të #rinjve #në #vepra #penale #bëhet #një #fenomen #shqetësues #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button