Kathimerini: Beleri hap siparin e një konflikti të gjatë në Ballkan, që mund t’i shtohet edhe Maqedonia e Veriut

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot se vendimi i marrë për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, hap siparin e një konflikti të gjatë në Ballkan, të cilit mund t’i shtohet edhe Maqedonia e Veriut, nëse aty fitojnë nacionalistët.
Në një shënim të shkurtër, gazeta nënvizon se Athinës i është bërë presion i madh nga SHBA dhe BE që të ndryshojë qëndrimin ndaj Tiranës për këtë çështje dhe se ky presion mund të dyfishohet nëse “Qeveria greke ndjek këshillën e disa politikanëve për të vendosur sanksione dypalëshe.”
Autori Vassilis Nedos shkruan se qëndrimet e Perëndimit për këtë çështje kanë të bëjnë me faktin se Shqipëria e Edi Ramës po shfaqet si vendi më antirus mes vendeve të Ballkanit, çka po intepretohet si e drejtë për të injoruar presionin grek.
Gazeta thotë se për Greqinë duket se ka dështuar edhe marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë, që mund të shërbente si një shembull i mirë për të negociuar në të njëjtën çështje edhe me Turqinë.
#Kathimerini #Beleri #hap #siparin #një #konflikti #të #gjatë #në #Ballkan #që #mund #shtohet #edhe #Maqedonia #Veriut
Java News