Seanca e parë kundër mjekëve, nis në Argjentinë gjyqi për vdekjen e Maradonës

“Nuk do të ndalemi kurrë”. Ky është premtimi i Dalmës dhe Xhanës, vajzat e Diego Armando Maradonës, në momentin e nisjes së gjyqit rreth vdekjes së “Pibe de Oro”.
Seanca e parë e çështjes u zhvillua në Gjykatën e San Isidro-s dhe nën akuzë janë tetë persona nga personeli mjekësor, që ishte pranë legjendës së futbollit në orët e fundit të jetës.
Mjekët, të cilët e asistuan Maradonën deri në vdekjen e tij më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare, akuzohen për krimin e vrasjes me mashtrim.
Ata rrezikojnë nga 8 deri në 25 vite burg, pas një vit më parë Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për mbylljen e gjyqit ndaj tyre.
Sipas avokatit të vajzave të Maradonës, “është e rëndësishme të gjenden shkaktarët e vdekjes”, si dhe “arsyeja e vërtetë e krimit”, sepse nuk ka dyshim që grupi kishte interesa të qarta.
/a.r
#Seanca #parë #kundër #mjekëve #nis #në #Argjentinë #gjyqi #për #vdekjen #Maradonës
Java News