Mes lotësh, banorja e “BBVIP” rrëfen historinë e trishtë: Më thanë që kam 3 ditë jetë. Kam luftuar mes jetës dhe vdekjes!

Banorja e Big Brother Vip, Vesa Smolica ka rrëfyer betejën e saj me sëmundjen në moshën 21-vjeçare, teksa ka treguar mes lotësh.
Këngëtarja është shprehur se iu është nënshtruar disa operacioneve, ndërsa natën qante nga dhimbjet, duke shtuar se “kanë qenë 2 vite mizore me shëndetin tim”.
Vesa deklaroi se u dobësua shumë dhe i ra imuniteti, ndërsa këmbët filluan t’i nxiheshin.
Pas kontrollove mjekësore, bluzat e bardha i dhanë edhe 3 ditë jetë, ndërsa iu nënshtrua operacionit për të shpëtuar.
“Kam qenë 21-22 vjeçe. Kam arritur deri në një pikë, jetë a vdekje, ishin dy vite mizore me shëndetin tim.
Shkoja në shtrat natën dhe qaja prej dhimbjeve. U dobësova shumë, më ra imuniteti, por vazhdoja me muzikën, pasi aty gjeja ngushëllim.
Filluan të më nxiheshin këmbët, ndërkohë kisha kaluar 3 operime, një torturë, më thanë 3 tre ditë jetë. Nëse do të shpëtosh, duhet të qëndrosh në spital dhe t’i nënshtrohesh direkt operimit. Kisha dhimbje të tmerrshme, më mbanin me morfinë”, tha banorja e BBV./m.j
#Mes #lotësh #banorja #BBVIP #rrëfen #historinë #trishtë #Më #thanë #që #kam #ditë #jetë #Kam #luftuar #mes #jetës #dhe #vdekjes
Java News