Aktualitet

Jul Deda ‘thumon’ Ledionin LIVE në transmetim: Nuk qenke për këtë punë! (A reagoi moderatori?)

Aktori i humorit Julian Deda mbrëmjen e djeshme ka ironizuar hapur moderatorin e “BBVIP”, Ledion Liçon pas një situate të sikletshme që ai është përballur gjatë primet.

Teksa po bisedonte me Egla Cenon për fjalët ofenduese që ajo shpesh herë ua drjeton banorëve, aktorja i tha Ledionit që t’ia shpjegojë më mirë pasi nuk po e kupton se çfarë po flet.

Megjithatë moderatori nuk po i gjente fjalët e duhura për ta sqaruar Eglën, dhe nga ky moment ka “përfituar” pikërisht Juli, i cili i tha Ledionit: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë ti”, duke nënkuptuar prezantimin e “Big Brother VIP”.

Një deklaratë e tillë mesa duket nuk është dëgjuar nga vetë Ledioni, pasi ai nuk bëri asnjë reagim pas “thumbit” të aktorit.

#Jul #Deda #thumon #Ledionin #LIVE #në #transmetim #Nuk #qenke #për #këtë #punë #reagoi #moderatori
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button