Aktualitet

Peleshi rreth 3 orë në SPAK, nuk jep detaje pse u thirr nga prokurorët

Për rreth 3 orë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të SPAK ditën e sotme (5 mars).

Ministri Peleshi u paraqit në SPAK rreth orës 9:50 duke iu përgjigjur fletëthirrjes së prokurorëve dhe doli nga institucioni pas mesdite.

Nuk dihen arsyet se për çfarë çështje prokurorët e SPAK kanë kërkuar që ministri Peleshi të dëshmojë. Vetë ministri nuk pranoi të ndajë detaje me gazetarët për arsyet e pyetjes nga SPAK.

Që prej 2020 Niko Peleshi drejton Ministrinë e Mbrojtjes, pas largimit nga posti të Olta Xhaçkës.

Gjithashtu në periudhën shtator 2017–janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Më herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zëvendëskryeministrit në periudhën 2013–2017.

/a.r

#Peleshi #rreth #orë #në #SPAK #nuk #jep #detaje #pse #thirr #nga #prokurorët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button