Aktualitet

Tabaku drejt Foltores? Noka do t’i propozojë të zgjidhet anëtare e Kryesisë. Si u ‘sistemuan’ Bardhi, Gjekmarkaj, Salianji…!

Për Jorida Tabakun që deri më tani është kujdesur të jetë larg aksioneve të Bardhit e Berishës, e po ashtu larg Lulzim Bashës, po propozohet një ripozicionim të saj.

Oferta vjen nga Foltorja e Flamur Nokës.

Të martën ai ka lajmëruar mbledhje të Këshillit Kombëtar, për të thelluar edhe më shumë bashkimin me Gazment Bardhin dhe të tijët. Por ndryshimet tejkalojnë pritshmeritë dhe prekin Jorida Tabaku, si drejtuese e Komisionit të Integrimit. Përmes këtij posti kuvendor, Tabaku të martën do të propozohet të zgjidhet anëtare e Kryesisë së Rithemelimit, që për kryetar ka Sali Berishën, që ajo nuk e njeh si të tillë.

Kjo do të ndodhë përmes ndryshimeve staturore që do të miratohen nga Këshilli Kombëtar, e ku mes të tjerash fut në Kryesi edhe Ferdinand Xhaferrajn, Helidon Bushatin dhe Dhurata Çupin, që mbajnë poste nënkryetare të Sigurisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Ligjet.

Për Gazment Bardhin nuk është surprizë që do të shtohen postet, duke e propozuar ate nenkryetar i grupit të Foltores.

Njësoj edhe Agron Gjemarkaj, që mban postin e nënkryetarit të Kuvendit, edhe pse nuk e ushtron atë prej një kohe të gjatë.

Kryesia e Berishës që mban selinë po nuk ka logon, pritet të zgjerohet edhe me Ervin Salianjin, që hyri i pari në seli nga grupi i Bardhit dhe deputetin Zheni Gjergji.

Por Jorida Tabaku do jetë lajmi i ditës së martë. Nëse ajo pranon rikthimin, do jetë fundi i një procesi që ajo e nisi po vetë. Hapi i fundit ishte pjesëmarrja në protestën e 20 shkurtit. Nëse ajo nuk pranon postin drejtues në Foltore, ajo sërish mund të gjendet në një presion tjetër, të foltores për të dorëzuar postin e kryetares së Komisionit të Integrimit.

Për momentin PD zyrtare ka heshtur, por dhe ajo mund t’i kërkojë të largohet nga ai post, nëse i bashkohet Berishës. Ajo që nuk le shije të mirë, është se grupet e ndryshme opozitare, kanë nisur demarshet e fundit. Jo për të bërë opozitë, po për të ndarë ofiqe të tjera./m.j

#Tabaku #drejt #Foltores #Noka #propozojë #të #zgjidhet #anëtare #Kryesisë #sistemuan #Bardhi #Gjekmarkaj #Salianji..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button