Aktualitet

“Kjo pyetje është e shëmtuar”, Pioli braktis konferencën e shtypit pas tensionit në Olimpico

Sfida e Olimpico mes Lazio dhe Milan e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve pati shumë tension. Kryeqytetasit i përfunduan 90 minutat me tetë lojtarë pas tre kartonëve të kuq të akorduar nga arbitri Di Bello.

Tensioni që përfshiu fushën e lojës, u reflektua edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes të trajnerit Stefano Pioli.

Ky i fundit e braktisi konferencën për shkak të një pyetje rreth Christian Pulisic. Një prej gazetarëve e pyeti Piolin nëse Pulisic u tregua antisportiv në kartonin e dytë të verdhë për Pellegrinin (amerikani nuk e ndali lojën pasi një lojtar u dëmtua). “Timonieri” i kuqezinjve e mbrojti deri në fund lojtarin e tij dhe më pas braktisi konferencën.

A u tregua Pulisic antisportiv? “Kjo është një pyetje e cila nuk qëndron dhe për të cilën unë nuk jam aspak dakord. Nuk mund të vendosim në peshore nëse Pulisic është një njeri i mirë apo i keq, për mendimin tim nuk kishte asnjë gjest antisportiv. Ai respektoi deri në fund rregulloren”, u shpreh Pioli që më pas u largua i revoltuar.



#Kjo #pyetje #është #shëmtuar #Pioli #braktis #konferencën #shtypit #pas #tensionit #në #Olimpico
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button