Inaugurimi i bazës ajrore në Kuçovë/ Zbardhet agjenda, ja zyrtarët që do marrin pjesë

Të hënën e 4 marsit do të inaugurohet baza ajrore e Kuçovës.
Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka siguruar agjendën e Ministrisë së Mbrojtjes, ku në orën 07:45 do të jetë nisja nga Tirana në drejtim të Kuçovës.
Rreth orës 09:30 është parashikuar mbërritja në bazë e mediave apo pjesëtarëve të tjerë, ndërsa në orën 10:10 do të mbërrijnë autoritetet e larta shtetërore shqiptare dhe të huaja.
Ceremonia sipas agjendës do të nisë në orën 10:25.
Fjalën hapëse në inaugurimin e bazës ajrore do e ketë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në orën 10:30, për të vijuar më pas me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben Kingji.
Fjalë përshëndetëse do të mbajë edhe i ngarkuari me punë i SHBA David Wisner, ministri turk i Mbrojtjes, ministri italian i mbrojtjes, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Pas fjalimeve, për rreth 15 minuta, nga ora 11:30-11:45 do të ketë “show air”, avionë që do dhurojnë shfaqe në ajër.
Përfundimi i gjithë aktivitetit është parashikuar në orën 12:15 minuta.
/f.s
#Inaugurimi #bazës #ajrore #në #Kuçovë #Zbardhet #agjenda #zyrtarët #që #marrin #pjesë
Java News