Sport

Paul Pogba përjashtohet 4 vjet nga futbolli, ja substanca e ndaluar që ka përdorur

Futbollisti francez i Juventusit, Paul Pogba është përjashtuar për katër vjet për përdorim të dopingut, raporton sot Reuters.

Gjykata Italiane Anti-Doping (NADO) e pezulloi lojtarin e Juventusit për katër vjet me kërkesë të prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Në shtator të vitit të kaluar, NADO pezulloi përkohësisht futbollistin francez, i cili doli pozitiv për substancën e ndaluar testosteron.

Futbollisti francez është testuar rastësisht pas ndeshjes mes Juventusit dhe Udineses në Serinë A më 20 gusht të vitit të kaluar, të cilën e ka ndjekur nga stoli. Ai doli pozitiv për testosteronin, një hormon që rrit qëndrueshmërinë.

Analiza e kampionit B më pas tregoi se Drogba ishte pozitiv për testosteron.

/f.s

#Paul #Pogba #përjashtohet #vjet #nga #futbolli #substanca #ndaluar #që #përdorur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button