Life Style

Ish-missi nga Kosova dhunohet nga partneri, publikon PAMJET

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

Ajo ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Fotografitë ajo i ka zbulua gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku shikuesit kanë ngelur të shokuar nga pamjet që ajo ka bërë publike.
Ish-misi i Kosovës ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj.

Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj dhe janë divorcuar prej afro një viti. Ndër të tjera ajo ka pohuar:

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.

Ish-missi nga Kosova dhunohet nga partneri, publikon PAMJET

#Ishmissi #nga #Kosova #dhunohet #nga #partneri #publikon #PAMJET

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button