Aktualitet

Ndërpreu intervistën për shkak të problemeve shëndetësore, reagon Presidenca turke dhe zbulon gjendjen e Erdogan

Turqia mohoi pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që “presidenti Erdo?an ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital”.

“Pretendimet se presidenti Erdo?an ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdo?an do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar aktivitetet parazgjedhore të planifikuara për ditën e djeshme për arsye shëndetësore, pasi u tha se intervista ‘live’ u ndërpre për një kohë të shkurtër për shkak të problemeve me stomakun.

“Sot do të pushoj në shtëpi, sipas këshillës së mjekut”, ka shkruar dje Erdogan në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button