Aktualitet
Bitcoin kalon mbi 59 mijë USD, “çmendet” tregu i kriptovalutave

Tregu i kriptovalutave është gjallëruar ndjeshëm që prej fillimit të këtij viti me Bitcoinin që po i tërheq të tjera për sipër.
Gjatë javës së fundit Bitcoin ka fituar pikë ndjeshëm duke kaluar mbi 59 mijë dollar gjatë mëngjesit të sotëm.
Bitcoin ka fituar më shumë 5% vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nëse vijon me këtë trend mund të kalojë edhe mbi 67 mijë dollar, çmimi maksimal që monedha virtuale ka arritur ndonjëherë në historinë e saj që prej vitit 2009 kur edhe doli në treg.
Krahas Bitcoin, rritje kanë patur edhe kriptovalutat e tjera si Ethereum (ETH), që ka kaluar mbi 3 300 USD sot; Solana (SOL) që po qendron mbi 100 USD; Cardano (ADA), etj.
/a.r
#Bitcoin #kalon #mbi #mijë #USD #çmendet #tregu #kriptovalutave
JavaNews