Kryetarja e FSSHK-së: Kemi për çdo ditë ikje të punëtorëve shëndetësor, jemi në rrezik

Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri, në një intervistë për ka folur për rrezikun që është duke u paraqitur në sektorin e shëndetësisë në mungesë të punëtorëve shëndetësor.
Ajo ka folur dhe për pagën e mjekëve dhe të stomatologve, ku thotë që nuk janë aspak të kënaqur.
“Stomatologu i përgjithshëmi cili ka një ngarkesë, ka nje pagë 777 euro që e konsiderojë nuk është e dinjitetëshme”, tha ajo.
Krahas kësaj ajo thotë se duhet trajtuar me seriozitet dhe prioritet shëndetësia.
Tutje, Imeri ka folur dhe për rrezikun që Kosova të mbetet pa punëtor shëndetësor.
“Kosova është e rrezikuar të mbetet pa punëtor shëndetësor, nga informacionet që i kemi në teren kemi, për çdo ditë ikje të punëtorëve shëndetesor. Sidomos në shtetin Gjerman i cili po kërkon çdo ditë punëtor dhe po trajtohen në një mënyrë me të mirë dhe me një pagë të dinjitetëshme”, deklaroi ajo për .
Imeri thotë se konkurset të cilat po hapen për mjekë specialist dhe infermierë, numeri i aplikuesve është trefishë më i vogël, kjo tregon faktin se mjekët dhe infermierët janë ikur nga Kosova.
Ajo tutje thotë se paga e një infermieri duhet me të jetë mbi 700 euro.
“Paga e një infermieri duhet të jetë mbi 700 euro dhe do të ishte e pranueshme, krahasuar me punën dhe angazhimin që e kanë”, tha Imeri.
#Kryetarja #FSSHKsë #Kemi #për #çdo #ditë #ikje #të #punëtorëve #shëndetësor #jemi #në #rrezik
gazetablic.com