Aktualitet

Kërkoi heqjen e masës së arrestit, GJKKO shtyn seancën ndaj Berishës: Ja shkaku

Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë, përfundoi dhe orari zyrtar.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhejtorit të 2023, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie./m.j

#Kërkoi #heqjen #masës #së #arrestit #GJKKO #shtyn #seancën #ndaj #Berishës #shkaku
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button