Aktualitet

“Mos shko asaj rruge, më mirë qëndro te ekonomia”, Kurti e Bërnabiç sherr në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç patën një përplasje në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga BERZH-i në Londër.

Në samitin ku po marrin pjesë 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përplasja lindi kur Bërnabiç tha se Kosovën e shohin “si pjesë të Serbisë”. Kurti më pas iu përgjigj se vendi i tij quhet Republika e Kosovës dhe se njihet anë e mbarë botës si shtet,

Teksa po fliste për investimet e huaja në Serbi, Bërnabiç tha se statistikat nuk e përfshinin Kosovën.

“Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo.

Pas saj foli Kurti, i cili u pyet paraprakisht nga dikush si arrin Kosova të tregtojë me vendet mosnjohëse.

Kryeministri tha se po të fliste si Bërnabiç, do ta përmendte Vojvodinën, Sanxhakun, Luginën e Preshevës…

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

/f.s

#Mos #shko #asaj #rruge #më #mirë #qëndro #ekonomia #Kurti #Bërnabiç #sherr #në #Londër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button