Aktualitet

Zarfi i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP! Ilnisa ka thyer rregullat, ja çfarë vendosi Vëllai i Madh

Zarfi i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku këtë herë ka thyer rregullat, Ilnisa.

Ajo ka fikur mikrofonin, diçka e përsëritur disa herë sipas njoftimit. Për këtë arsye si dënim, Ilnisa do të jetë e padukshëm nga banorët.

Ata nuk duhet të komunikojnë dhe reagojnë në asnjë moment për të, ndryshe do të dënohen.

“Gjatë këtyre ditëve Vëllai i Madh ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesorë të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, Ilnisa është e padukshme në shtëpi. Banorët nuk do të flasin, kthejnë përgjigje dhe të reagojnë me të. Ata që do ta thyejnë këtë rregull do të dënohen nga Vëllai i Madh”, shkruhej në Zarfin e Zi.

Pas leximit të këtij njoftimi, banorët kanë shprehur lumturi, që nuk do të kenë komunikim me të.

#Zarfi #në #shtëpinë #Big #Brother #VIP #Ilnisa #thyer #rregullat #çfarë #vendosi #Vëllai #Madh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button