Aktualitet

MJK-ja: Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë kineze

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të enjten që Europa është një drejtim i rëndësishëm i diplomacisë së Kinës.

Lidhur me pyetjet në një konferencë shtypi në Pekin mbi vizitën e kryediplomatit kinez Wang Yi në Europë, ku ai mori pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut dhe pati takime me liderët dhe homologët e vendeve europiane, si Spanja, Franca, Serbia, Gjermania, Britania e Polonia dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për diplomacinë dhe sigurinë, Mao Ning vuri në dukje që janë mbushur 20 vjet nga partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Europë. Të dy palët janë bërë dy fuqi të mëdha që nxisin shumëpolarizimin, dy tregje gjigante që mbështesin globalizim dhe dy qytetërime që propozojnë diversitetin. Në një kohë kur bota përballet me trazira dhe luhatje, marrëdhëniet Kinë-Europë kanë një domethënie strategjike dhe ndikim global më të madh, shkruan CMG

“Ne mirëpresim palën europiane të ndajë mundësitë e tregut gjigant kinez dhe të marrë pjesë aktivisht në procesin e hapjes institucionale me nivel të lartë të Kinës. Besojmë që vendet europiane do të kenë gjithnjë e më shumë mundësi bashkëpunimi nga zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës. Europa ka një qëndrim aktiv për shtimin e lidhjeve në nivele të ndryshme me Kinën dhe është shumë entuziaste për thellimin e bashkëpunimit praktik. Shpresojmë që bashkëpunimi dypalësh në ekonomi e tregti, energjetikë, sektorët e gjelbër, digjitalizim, arsim dhe kulturë të ketë më shumë fryte konkrete. Kina dhe Europa mbështesin shumëpolarizimin e botës dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, përkrahin rolin e rëndësishëm të OKB-së dhe kundërshtojnë kundërvënien në grup dhe konceptin e lojës ku fituesi merr gjithçka. Dy palët do të shtojnë komunikimin dhe bashkërendimin në kornizat shumëpalëshe, si OKB-ja, OBT-ja dhe G20-a, do të nxisin bashkë zgjidhjen politike të problemeve të nxehta dhe do të konsolidojnë konsensusin ndërkombëtar, duke luajtur rol drejtues mbi ndryshimin klimatik dhe inteligjencën artificiale,” u shpreh zëdhënësja Mao

#MJKja #Europa #është #një #drejtim #rëndësishëm #diplomacisë #kineze
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button