Aktualitet

Di Lorenzo pas barazimit me Barcelonën: Ne mund të kualifikohemi tutje në Champions League

Giovanni Di Lorenzo thotë se Napoli mund të kualifikohet tutje në Champions League, pas barazimit të sotëm me Barcelonën.

Napoli dhe Barcelona kanë barazuar sot me rezultatin 1-1 në “Maradona”, përcjell Sport.

“Ishte një paraqitje e mirë kundër një ekipi të fortë që është plot me kampionë”, tha Di Lorenzo për Amazon Prime Video Italia.

“Ne e përgatitëm ndeshjen me një stërvitje e gjysmë. Duhet të bëjmë më shumë, por bëmë një hap të vogël përpara dhe kualifikimi është i hapur”.

“Është e gjitha e hapur. Kualifikimi në çerekfinale do të ishte i rëndësishëm për të gjithë, për ne, klubin dhe tifozët. Ne do të japim gjithçka për të kaluar përtej një kundërshtari vërtet të fortë”, përfundoi ai.

/ Sport/



#Lorenzo #pas #barazimit #Barcelonën #mund #të #kualifikohemi #tutje #në #Champions #League
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button