Alqi Bllako dhe Lefter Koka të pandehur, dështon seanca për inceneratorin e Fierit

Ka dështuar seanca e parë në themel për inceneratorin e Fierit, ku një nga shkaqet ishte mungesa e avokatit të Arenc Myrtezanit, pronar i një kompanie fiktive sipas SPAK, që ndodhet në kërkim.
Gjithashtu, Gjykata e Posaçme evidentoi problematikat sa i përket palëve të akuzuar që në këtë proces po gjykohen në mungesë. Edhe njoftimi i disa subjekteve që janë të proceduara për incenratorin nuk ishin njoftuar. Seanca e radhës u caktua me 2 maj në orën 10:10.
Më 24 mars Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit ku janë marrë të pandehur ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ish-deputeti Alqi Bllako si dhe kolaudatori i punimeve Arben Dervishaj dhe disa zyrtarë e biznesmenë të tjerë.
Prokurorja Flojera Davidhi disa javë më parë i kërkoi prokurorisë që të ndryshojë akuzën për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako si dhe për Arben Dervishaj, nga ajo e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion të zyrtarëve publike duke lehtësuar pozitat e këtyre personave.
E njëjta akuzë u ndryshua edhe për biznesmenin Klodian Zoto, ndërsa ngelën të pa ndryshuara akuzat e tjera ato të pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijimi i skemave fiktive.
Edhe për dy administratorë të kompanive, shtetasin Giuseppe Ciafaglione dhe Arjola Kodra që kryen punime për inceneratorin e Fierit u ndryshua akuza nga ajo e korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorbnë korrupsion aktiv të zyrtarëvbë publike.
Tetë personat e marrë të pandehur, përfshi edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Aqli Bllako i kërkuan gjykatës që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Pritej që në seancën e parë të themelit gjykata të vendoste nëse do të pranohet kjo kërkesë, por ajo dështoi. Ndërkohë, togat e zeza pushuan akuzën për Robert Shabanin, pasi rezulton se është gjykuar njëherë për këtë akuzë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës.