Aktualitet

Nga “Drejtësia” te emigracioni dhe Mbrojtja, çfarë u diskutua në takimin mes Ramës dhe ambasadorit të Britanisë në Tiranë

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se në taki është theksuar partneriteti i palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

“Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.

Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, thuhet në postim./m.j

#Nga #Drejtësia #emigracioni #dhe #Mbrojtja #çfarë #diskutua #në #takimin #mes #Ramës #dhe #ambasadorit #të #Britanisë #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button