Aktualitet
Shpërthim në portën e avllisë së një personi në Vorë, policia flet për ngjarjen kriminale

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Marikaj të Vorës në mëngjesin e kësaj të hëne.
Policia njoftoi se në portën e avllisë së një personi është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e ngjarjes ka dëmtime të vogla materiale.
“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Policia po heton për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r
#Shpërthim #në #portën #avllisë #së #një #personi #në #Vorë #policia #flet #për #ngjarjen #kriminale
Java News