A ka federata e opozitës kandidat për kryeministër? Meta heq veten nga lista: Emri im…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar bashkimin e pjesshëm të opozitës në Federatë, ku mungon firma e Dash Shehit, Idrizit dhe Bashës. Meta tha se i është bashkuar kësaj iniciative sepse është në përputhje me objektivat e Partisë së Lirisë dhe synojnë kthimin e vendit në ‘shinat Kushtetuese’.
“Mua më është propozuar një dokument si kreu i PL, nga ana e PD dhe ai dokument që është bërë publik është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PL. Se kam parë kush e ka firmosur por e kam firmosur sikurse do firmosja çdo gjë që është pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese, për të pasur demokraci funksionale”, tha Meta.
I pyetur nëse opozita ka në tryezë një emër kandidat për kryeministër dhe se a mund të jetë ku Ilir Meta, ai tha se emri i tij do udhëheqë Partinë e Lirisë.
“Sa i takon emrit tim besoj se emri im do udhëheqë PL, e cila do jetë jo vetëm një ndër tre forcat kryesor e politike, por do jetë faktor kryesor dhe katalizator për ndryshimin në vend. Preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse”, tha Meta.
/f.s
#federata #opozitës #kandidat #për #kryeministër #Meta #heq #veten #nga #lista #Emri #im..
Java News