EMRI+FOTO/ E trishtë: Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur. Ishte vetëm 22 vjeçe

22 vjeçarja Cristina Rosa de Oliveira, kishte ndaluar në xhepin e autostradës GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias.
Por në incidentin tragjik të 13 shkurtit automejti i Cristina dhe dy shoqeve të saj nisi të shfaqte probleme.
Policia e Goias tha se drejtuesja vërejti probleme me një nga rrotat e përparme dhe ndaluan për të kontrolluar, duke dalë nga mjeti në anë të autostradës.
E reja kishte tentuar të riparonte defektin por ishte goditur papritur nga një automjet që kalonte me shpejtësi dhe tragjikisht humbi jetën në vendngjarje.
Shoferi automjetit që e goditi raportohet se nuk ndaloi dhe u largua nga vendngjarja.
Automjeti goditës po udhëtonte në një drejtim me atë të viktimës.
Mikesha e viktimës Laura Teixeira, shkruante në rrjetet sociale: “Ne përfunduam organizimin e punës për agjencinë tonë që prisnim prej kohësh, por ndodhi tragjedia. Të desha shumë mikesha ime, një dhimbje të madhe ndjej”.
Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për rrethanat e tragjedisë dhe kapjen e autorit të dyshuar./m.j
#EMRIFOTO #trishtë #Mbyll #sytë #përgjithmonë #modelja #njohur #Ishte #vetëm #vjeçe
Java News