Aktualitet

U përpoq t’i bënte foto, gruaja sulmohet për vdekje nga krokodili

Një 58-vjeçare me emrin Cynthia Covert , është sulmuar për vdekje nga një krokodil.

Ajo ishte në ishullin Kiawah, Karolina e Jugut, kur pa krokodilin i cili po pushonte në një pellg dhe këmbënguli që t’i afrohej më shumë për ta fotografuar.

Disa sekonda më vonë, ajo është sulmuar nga krokodili i cili e ka marr me vete nën ujë.

Trupi i pajetë i Cynthia doli përsëri në sipërfaqe 15 minuta më vonë.

Një raport i policisë tha se njerëzit ishin përpjekur të paralajmëronin Cynthia-n që të mos i afrohej krokodilit duke i thënë se e kishin parë të hante një dre ditët e fundit.

Por ajo u përgjigj: “Unë nuk jam dre” pak para se krokodili ta sulmonte për vdekje.



#përpoq #bënte #foto #gruaja #sulmohet #për #vdekje #nga #krokodili
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button