Aktualitet

“Blinken ia theu hundët Berishës”, paralajmëron Ngjela: Së shpejti mund të ketë emra të tjerë ‘non-grata’!

Duke folur për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë gjatë ditës së sotme, avokati Spartak Ngjela, tha se më i godituri nga kjo vizitë ka dalë Sali Berisha, i cili ka paditur Blinkenin për shpalljen non-grata nga SHBA-të në 2022-in.

Më i godituri doli Saliu. E ka hedhur në gjyq Blinkenin për shpifje. Është turp kombëtar por e ka bërë, edhe ai i theu hundët sot. Mirë ia bëri, ai çfarë nuk ka thënë deri tani, jo nuk do vijë e gjëra të tilla. Ngriti figurën e Ramës, normale është në politikë. Pse e ngriti? Për të goditur Saliun. Kjo është politika”, u shpreh Ngjela për emisionin “Frontline” në “Report TV”.

Gjithashtu, Ngjela shtoi se takimi i Blinken me kryetarin e SPAK, Altin Dumani ishte një mesazh i qartë mbështetje për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.

Takimi me kryetarin e SPAK na jep të kuptojmë se ata do vazhdojnë reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Duhet të shohim nëse ka sjellë emra të rinj non-grata”, nënvizoi Ngjela ndër të tjera.

Sipas Ngjelës, një vizitë e tillë tregon se shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, ndërkohë që kanë përballë Serbinë që ndikohet nga Rusia.

“Ata pa botën shqiptare kanë defekt shumë të madh politik për të ardhmen. E kemi faktin, na ka dhënë një shtet të dytë, Kosovën. E ka njohur si shtet dhe po e përkrah. Interesi i SHBA është se ne jemi këtu në një botë sllave por nuk jemi sllavë dhe është zonë e konkurrencës së lartë mes Uashingtonit dhe Moskës. Ata që kanë parë ëndrra me Moskën të zgjodhën nesër në mëngjes”, tha avokati.

/a.r

#Blinken #theu #hundët #Berishës #paralajmëron #Ngjela #Së #shpejti #mund #të #ketë #emra #të #tjerë #nongrata
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button