Basha, frikë nga primi? Minxhozi: Mund ta nxjerrë të padobishëm politikisht. Kërkon të mbajë minorancën bllokuese

Analisti Skënderi Minxhozi gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, tha se Lulzim Basha mund të dalë i padobishëm politikisht nga primi dhe se kërkon të mbajë minoranën bllokuese.
Ndër të tjera, analisti tha se Basha po kërkon të jetë i dobishëm numerikisht në mënyrë që të vendosë një farë kushti në këmbim të votave që ka.
“Basha kërkon minorancën bllokuese. Kërkon të mbajë minorancën bllokuese, të jetë vetë i nevojshëm kur të arrijë atë shumicë. Kërkon të jetë i dobishëm numerikisht, dhe të thotë ‘jam bllokues i dobishëm se mund të vendos një farë kushti në këmbim të votave që kam’. Ai kërkon të evitojë primin”, u shpreh Minxhozi.
/a.d
#Basha #frikë #nga #primi #Minxhozi #Mund #nxjerrë #të #padobishëm #politikisht #Kërkon #të #mbajë #minorancën #bllokuese
Java News