Vizita e Blinken/ Blendi Klosi tregon pse u zgjodh Tirana: Shqipëria është i vetmi vend me qeverisje stabël

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, foli në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Klosi tha se vizita lidhet me shndërrimin e Shqiërisë në një pikë stabiliteti në rajon, duke përmbushur detyrat dhe misionin e saj.
“Shqipëria është përcaktuar prej kohësh si një pikë stabiliteti në rajon dhe një pikë e fortë kontaktit dhe administrimit të politikave euroatlantike në vend. Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël.
Ka një lidership rajonal të fortë, ka një përmbushje të detyrave dhe misioneve të saj. Vizita e Blinken në një kohë kaq të trazuar, zgjedhja e Shqipërisë është një moment i rëndësishëm i përcaktuar qartë nga partnerët dhe do u shërbej misioneve që unë thashë”-tha ai.
Për sa i përket takimit të Blinken me Dumanin ai tha: “Nuk shoh asnjë ndryshim nga politikat e deritanishme, pasi qartazi për SHBA, për partnerët tanë euro-atlantik, kontakti me institucionet e drejtësisë ka qenë i kahershëm, dhe kjo tregon një mbështetje që këta partnerë po i japin institucionit.
#Vizita #Blinken #Blendi #Klosi #tregon #pse #zgjodh #Tirana #Shqipëria #është #vetmi #vend #qeverisje #stabël
Java News