Aktualitet

Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës: 14 shoferë të arrestuar

Shoferë të papërgjegjshëm, por jo vetëm, kanë qenë në shënjestër të Policisë Rrugore gjatë javës që lamë pas.

Policia thotë se janë vënë në pranga 14 persona për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo edhe për korrupsion aktiv.

Nuk kanë munguar as gjobat për shkelje të ndryshme në trafik. Gjoba kanë marrë edhe këmbësorë që nuk respektojnë kalimin e rrugës në vendin e përcaktuar.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 

14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.

U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

Mos harroni, siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!

/a.r

#Policia #Rrugore #Tiranës #bën #bilancin #javës #shoferë #të #arrestuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button