Aktualitet

Statovci: Aletatët ndërkombëtarë dëshmuan se rregullorja e BQK-së, lidhur me dinarin është vendim i duhur

Deputetja nga Partia Guxo, Jeta Statovci, ka komentuar seancën në Këshillin e Sigurimit, ku Kosova u kritikua nga SHBA, Franca e Britania për çështjen e ndalimit të dinarit serb.

Statovci në një prononcim për Gazeta Blic, tha se aleatët tanë dëshmuan se rregullorja e BQK-së lidhur me dinarin është vendim i duhur.

“ShBA, Britania e Madhe dhe Franca edhe njëherë dëshmuan që rregullorja e BQK-së lidhur me dinarin është vendim i duhur dhe në kuader të kushtetutshmërisë, veçse mënyra e implementimit sipas tyre, duhet të kalojë nëpermjet një faze transitore, për cka edhe kryeministri Kurti ka theksuar se do të nisë një fushatë dhe komunikim lidhur me ketë, hapa tashmë të marrë nga BQK”, tha Statovci.

Deputetja thekson së është shumë e rëndësishme ajo që kërkua nga Vuciqi, që kriminelet për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë.

“Është tepër e rëndësishme që aleatët e Kosoves ritheksuan rëndësinë dhe urgjencën që kriminelet për sulmin në Banjske të dalin para drejtësisë për çka edhe kërkuan veprime konkrete nga Vuçiqi. Madje, në fjalimin e ambasadores së ShBA-së, ky grup u quajt paramilitar”, u shpreh ajo.

Statovci tutje thotë se Kurti tregoi përsëri gatishmërinë e Kosovës për ta nënshkruar marrëveshjen.

“Derisa, kërkesa e tyre gjithashtu ishte për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit, për çka Kurti edhe në këtë diskutim, ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për ta nënshkruar dokumentin. Kosova vazhdon të ketë komunikim me aleatët ndërkombëtarë dhe bashkërisht të dakordohemi për arritjen e synimeve”përfundoi Statovci për Gazeta Blic.



#Statovci #Aletatët #ndërkombëtarë #dëshmuan #rregullorja #BQKsë #lidhur #dinarin #është #vendim #duhur
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button