Aktualitet
Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një doktoreshë, pasditen e së premtes në Janjevë.
I dyshuari, sipas raportit të Policisë së Kosovës, ka sulmuar doktoreshën në shenjë revolte për një dokument mjekësor, i cili sipas rregullave të mjekësisë nuk i lëshohet pacientit.
“I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
#Sulmoi #fizikisht #doktoreshën #pasi #nuk #lëshoi #një #dokument #mjekësor #arrestohet #një #burrë #në #Janjevë
gazetablic.com