Aktualitet
Akuzohet për përdhunimin e të miturës në Elbasan, gjykata liron 65-vjeçarin: Nuk kemi prova

Algjir Skilja, i akuzuar për abuzim seksual me një 6-vjeçare, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Togat e zeza argumentuan se diçka e tillë nuk është provuar.
Ngjarja u denoncua në polici nga vetë e mitura, tanimë 14-vjeçare, e cila pretendoi se Algjir Skilja, komshi me gjyshin e saj, kishte abuzuar seksualisht me të. Por ky pretendim nuk është provuar nga hetimet.
Në momentet e para të arrestimit, policia theksoi se është e vështirë të provohet një akuzë e tillë, kjo për shkak të kohës të largët kur pretendohen se është konsumuar vepra penale.
/a.r
#Akuzohet #për #përdhunimin #të #miturës #në #Elbasan #gjykata #liron #65vjeçarin #Nuk #kemi #prova
Java News