Flasin të afërmit e 41-vjeçares që i dha fund jetës: Zihej çdo ditë në telefon me burrin
41-vjeçarja Shpresa Kreku, që vdiq mbrëmjen e djeshme pas konsumimit të 3 kokrrave fotoksinë, është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj në ish/komunën Poshnjë në bashkinë Dimal. Varrimi në fshatin Banaj ishte edhe amaneti i saj i fundit, që ajo i kishte kërkuar motrës pak minuta para se të vdiste.
Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.
Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë.
Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.
/f.s
#Flasin #të #afërmit #41vjeçares #që #dha #fund #jetës #Zihej #çdo #ditë #në #telefon #burrin
Java News