Aktualitet

Shqipëria marrëveshje me Kosovën për arsimin e lartë, Manastirliu: Do të jepen çdo vit 30 bursa

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qëvërisë bëri publike për gazetarët një nga vendimet e marra.

Ministrja Manastirliu tha se qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Këshillit të ministrave mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin në kërkimin shkencor.

Manastirliu: Është një marrëveshje e cila do të ratifikohet në Kuvend dhe përcakton një seri nismash dhe bashkëpunimesh me ministrinë e Arsimit të Kosovës. Palët inkurajojnë dhe mëbshtesin bashkëpunimin dhe gjithashtu do të thellohet bashkëpunimi në fushën e kërkimit të lartë.

Do të mundësohet edhe dhënia e 30 bursave në vit për  stufdentë nga Ksoova që do të duan të studiojnë në Shqipëri. Një tjetër component i marrëveshjes është edhte lehtësimi i procedurave për njohen dhe njehsimin e shpejtë të diplomave dhe gradave. Marrëdhëniet mes dy ministrive janë marrëdhënie të shkëlqyera dhe kjo marrëveshje synon të çojë përpara bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë.

/a.r

#Shqipëria #marrëveshje #Kosovën #për #arsimin #lartë #Manastirliu #të #jepen #çdo #vit #bursa
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button