Aktualitet

Rusia nis sulmet me raketa mbi Kiev, ndërpritet energjia elektrike, plagosen disa persona

Rusia nis valë sulmesh në Kiev. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin të angazhuara. Dy linja të tensionit të lartë në kryeqytet u dëmtuan nga raketat, duke ndërprerë energjinë në disa zona.

Një sulm me raketa në Mykolaiv raportohet se ka dëmtuar të paktën 20 ndërtesa banimi, ndërsa disa persona janë plagosur.

Lajmi u bë me dije nga kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Sienkevych.

“Ka objekte banimi të dëmtuara. Rreth 20 prej tyre janë pa çati. Tashmë dëmtimet në rrjetet e furnizimit me gaz dhe ujë po eliminohen nga punonjësit e ndërmarrjeve. Ka të plagosur. Një person është shtruar në spital. Të tjerët janë ndihmuar në vend”, shkroi ai.

Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, tha se raketat ruse goditën infrastrukturën jo-rezidenciale në qytetin Kharkiv, qendra administrative e rajonit.

E gjithë Ukraina u vu nën një alarm për sulm ajror nga rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa forcat ajrore të Ukrainës paralajmëruan në Telegram për rrezikun e një sulmi raketor rus.

Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet Nikolaev dhe Lviv.

/a.r

#Rusia #nis #sulmet #raketa #mbi #Kiev #ndërpritet #energjia #elektrike #plagosen #disa #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button