Nis sot festivali ‘Sanremo’, ngjarja muzikore që tërheq pas ekranit dhe shqiptarët

Sonte do të nisë edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos.
Festivali i Sanremos transmetohet drejtpërdrejt nga teatri Ariston, nën drejtimin artistik të Amadeus, i cili do të prezantojë për herë të pestë këtë ngjarje muzikore.
Amadeus ka përzgjedhur edhe të tjera figura të njohura të botës së ekranit e spektaklit për ta mbështetur gjatë këtyre netëve si, fituesi i edicionit të kaluar, Marco Mengoni, apo figura e spektaklit italian, Fiorello.
Në mbrëmjen e parë do të performojnë 30 këngëtarë konkurrues me 30 këngë të pa publikuara . Shfaqjet do të votohen vetëm nga Juria e Sallës së Shtypit, TV dhe Web dhe do të përfshihen në një renditje ku në fund të mbrëmjes do të shpallen dhjetë vendet e para./m.j
#Nis #sot #festivali #Sanremo #ngjarja #muzikore #që #tërheq #pas #ekranit #dhe #shqiptarët
Java News