Aktualitet

“S’duhet trajtuar si e dobët…”/ Rudina Xhunga: Burrat që dhunojnë gratë, të sëmurë mendorë!

Gazetarja Rudina Xhunga thotë se është e nevojshme të ndryshohet narrativa në fushatat e dhunës ndaj grave. Zonja Xhunga tha se në sloganet e këtyre fushatave nuk duhet të jetë më gruaja e dhunuar që trajtohet si e dobët, por burrat dhunues të cilët kanë një problem të shëndetit mendor.

“Një pjesë e burrave që dhunojnë gratë kanë probleme të shëndetit mendor. Edhe pse ata nuk e pranojnë. Burrat mendojnë se janë burra dhe kanë të drejtë të dhunojë. Po kështu unë mendoj që edhe fushatat e dhunës ndaj grave duhet të ndryshojnë. Në këto fushata, të mbrojmë gruan është slogani që e sheh kudo. Ajo trajtohet si grua e dobët dhe e mjerë.

Për mua kjo është e gabuar. Më e drejtë do të ishte të ndihmojmë burrat që nuk janë mirë mendërisht. Se kush rreh gruan, është i sëmurë dhe duhet të marrë trajtim për gjendjen e tij mendore, që të mos përfundojë në vrasës. Ndaj narrativa e dhunës ndaj grave duhet ndryshuar”, u shpreh zonja Xhunga në emisionin Shqip në Dritare TV./m.j

#Sduhet #trajtuar #dobët.. #Rudina #Xhunga #Burrat #që #dhunojnë #gratë #të #sëmurë #mendorë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button