Aktualitet
Dy persona e bëjnë për spital një tjetër në Podujevë

Dy persona e kanë rrahur një tjetër në Podujevë, ku ky i fundit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi ka marrë lëndime në kokë.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor i cili ka lëndime në kokë dhe për shkak të gjendjes së tij nuk ka dhënë deklaratë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
#persona #bëjnë #për #spital #një #tjetër #në #Podujevë
gazetablic.com