Rini e përjetshme, Victoria Beckham ndan me ne “elikzirin e bukurisë

Victoria Beckham është një këngëtare, stiliste, sipërmarrëse e suksesshme dhe nënë e 4 fëmijëve të mrekullueshëm. Ndonëse së shpejti ajo do të futet në të 50-at, vazhdon të ketë një lëkurë të lëmuar dhe pa rrudha si dhe një trup atletik. Cili është elikziri i bukurisë së përjetshme për të? Ylli i “Spice Girls” ndan me të gjithë fansat mënyrën e shëndetshme të të jetuarit si dhe disa truqe për t’u dukur elegante dhe tërë stil.
Victoria ka një siluetë të rregullt dhe është shumë e dobët. Stilistja tregon se ky nuk është vetëm rezultat i gjeneve të mira, por edhe i stërvitjes sistematike ndër vite. Pavarësisht sesa vonë ka fjetur një natë më parë, të nesërmen do ta shihni në palestër që në orën 6 të mëngjesit. Ajo ushtrohet 2 orë në ditë dhe alternon ushtrime të ndryshme kardio dhe peshash.
Gjatë një interviste të zhvilluar pak kohë më parë, David Beckham tregoi se gruaja e tij ka 25 vjet që ha të njëjtat ushqime. Victoria ka një disiplinë dhe vullnet të hekurt jo vetëm sa i përket regjimit sportiv por edhe atij ushqimor. Për mëngjes, ajo ha një tas me drithëra dhe qumësht organik bajamesh pa sheqer ose një tas me manaferra dhe fara “chia”. Pjesa tjetër e vakteve përbëhet nga peshku, perimet në avull dhe yndyrna të shëndetshme si avokadoja. Stilistja mbi të gjitha ka thënë vazhdimisht se i pëlqen kjo rutinë ushqimore pasi e bën të ndihet mirë.
Ndër vite, stilistja ka perfeksionuar teknikën e saj të grimit. Ajo njihet për “look-un” karakteristik me penel të zi të smufuar të cilin e përhap në të gjthë syrin. Kjo metodë grimi e bën të duket gjithnjë rinore dhe mjaft interesante. Përveç kësaj, ajo përdor vetëm buzëkuq ngjyrë “nude” dhe laps në ngjyrë të përafërt me buzëkuqin për buzë sa më të plota.